Përurohet busti i Nënë Terezës në Midland Ontario
Më 13 Shtator 2015 një përfaqësi e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze në Toronto e kryesuar nga Presidentja Aida Lumi -Bejte, Dr Ruki Kondaj Presidente Nderi , z.Murat Hashani anëtar i këshillit të nderit si dhe anëtarët e bordit Ahmet Jakupi, Besmir Ymeri, artisti Hytbi Tarelli dhe mësuesja e shkollës Shqipe, Polina Muca morën pjesë në përurimin e shtatores së Nënë Terezës në Martyr’s Schrine, Middland, Ontario me ftesë të organizatorit të këtij evenimenti Don Xhovani Kokona, famulltar i Kishës Katolike “E Lumja Nënë Terezë”.
Busti i Nënë Terezës ishte punuar nga skluptori me origjine nga Kosova Miftar Istref Tali në shënjë respekti , dashurie dhe gjest bamirësie të lartë.
Organizatorët e ativitetit kisha kalolike “E Lumja Nënë Terezë “në Toronto e kanë ndërmarë këtë nismë për ta patur Nënë Terezën midis 42 Shenjtorëve të tjerë që prehen në këtë vend të shenjtë në këtë 105 vjetor të ditëlindjes së saj.
Këtë aktivitet e nderoi dhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada Shkëlqesia e saj zonja Elida Petoshati e shoqëruar nga bashkëshorti i saj si dhe personalitete të tjera nga Kanadaja e Amerika e midis tyre edhe Famulltari i Kishës së Detroitit Don Ndue Gjergji.
Pas meshës pjesëmarrësit u drejtuan atje ku busti i Nënë Terezës kishte zënë vend krahas gjithë shenjtorëve të tjerë dhe zbulimi i Bustit u shoqërua me duartrokitje të fuqishme dhe çaste shumë emocionuese.
Para nisjes për në Midland Ambasadorja Petoshati vizitoi zyrën e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze ku e prisnin anëtarët e bordit dhe të këshillit të nderit që sapo kishin mbaruar një mbledhje pune dhe po përgatiteshin për të vazhduar programin e ditës për në Midlalnd,ON.
Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore ku nuk munguan vlerësimet e saj për Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze si Emblema e shqiptarëve të Kanadasë.